Pikëll Paj

Текст
Автор:
0
Отзывы
Читать фрагмент
Отметить прочитанной
Как читать книгу после покупки
Шрифт:Меньше АаБольше Аа

PJESA E PESTË

Timbo dëgjoi zërin e perëndisë.

Me këmbët e zbathura që përplaseshin pas mermerit të ftohtë, ai vërtitej rreth e qark stacionit të metrosë.

“Dil jashtë,” i foli zëri i perëndisë.

Timbo hodhi vështrimin lart, dhe pa në çdo cep. Tavani ishte aq i lartë dhe ai e ngriti kokën aq shumë saqë ra me bythë.

“Të thashë, dil jashtë!” buçiti anembanë zëri i perëndisë.

Timbo lëvizi prej andej dhe bëri ca hapa, dhe pastaj u fsheh prapa një qosheje. Me siguri që perëndia nuk mund ta shihte dot tani.

“Prapë mund të të shoh,” i foli perëndia, me zë të kthjellët, që vinte nga të gjitha anët. Zëri i kërciti si një radio e keqe, njëlloj si ajo radioja që gjyshja e dëgjonte gjithmonë.

Timbos i duheshin ca monedha për atë ditë. Nuk e dinte vërtet sesa kishte, por ai mund t’i mbante me pëllëmbë dhe të ndiente peshën e tyre. Padyshim që e kishte marrë shtruar po kasolles do t’i vinte era mut nëse ai do kthehej kështu. Timbo e pa se vendi më i mirë për të lëvizur ishte në krah të kabinave hyrëse. Njerëzit vendosnin biletat e tyre të metrosë në makineri, shtypnin ca gjëra, pastaj ose rrëshqitnin kartën tjetër ose vinin monedha. Ata që numëronin monedhat në kohën kur afroheshin tek makineria ishin ata që Timbo mund t’i mashtronte. Ai u afrohej, fuste hundët, u tregonte këmbët e pista dhe ngrinte sytë për t’i parë me sytë e tij të mëdhenj.

Kështu i thoshte familja gjithsesi. Që ai kishte sy të mëdhenj. Timbo nuk mundte dot t’i shihte sytë si i kishte, por duhej të ishte e vërtetë përderisa kështu këmbëngulnin të gjithë. Dhe Timbo ishte i mirë në këtë gjë, ai u afrohej njerëzve dhe u lutej që t’i jepnin ndonjë monedhë që nxirrte jashtë makineria. Ato dilnin nga foleja plastike që mund të shihej aty poshtë, dhe Timbo përpiqej t’i kapte dhe të rrëmbente ndonjë monedhë më shumë por asnjëra nuk binte. Dhe makineria i gërvishte krahun dhe e lëndonte dhe Timbo thoshte ‘O Zot.

Ja përse perëndia po i bërtiste, për atë që ai gjuante makinerinë që lëshonte monedha.

Timbo pa rreth e rrotull. Ndodhte që stacioni i metrosë të ishte i zbrazët në atë orë. I ndriçuar mirë, çdo gjë funksiononte por nuk gjendej askush tjetër aty rrotull përveç të gjorit Timbo të vogël. Ai u fsheh mbrapa qoshes dhe mbajti monedhat me dorë. Kishte shumë dritë. E dinte se në kasolle do zemëroheshin.

Timbos i duhej të sillte diçka. Të gjithë vëllezërit dhe motrat dhe kushërinjte e tij sillnin diçka çdo natë. Përndryshe do rriheshin dhe nuk do hanin gjë dhe do flinin jashtë. Nganjëherë njerëzit shihnin duart dhe këmbët e pista të Timbos dhe i jepnin ndonjë gjë për të ngrënë, duke i folur atij për lypjen dhe sesi po e shfrytëzonin.

Timbo tundte kokën dhe buzëqeshte dhe mbante pëllëmbën lart por megjithatë e dinte se nuk po shfrytëzohej. Familja ishte familje. Ju thjesht siguroni për familjen, dhe gjithë njerëzit e tjerë së bashku. Nuk i dinin këto këta njerëz?

Dhe kur ishe i madh sa duhej për t’u bërë vetë me fëmijë, merr pjesën që të takon nga vjedhjet e ditës. Timbo kishte një kushëri që tashmë ishte në moshën e duhur për të pasur dy fëmijë të vetët, dhe gruaja e tij sorollatej nëpër gjithë pjesën jugore të Athinës. Timbo i kishte parë të dy sa e sa herë pasi ai e merrte metronë gjatë gjithë ditës dhe shëtiste poshtë e lart. Ata ishin të këndshëm me të dhe e shihnin sesa i zbehtë ishte dhe nganjëherë i jepnin edhe ca monedha që t’i çonte në shtëpi.

Kushuriri e dinte nga përvoja e tij personale sa sa të vështira ishin disa nga ditët.

“Shporru, ti mut, jevgjit i neveritshëm!” i tha perëndia nga të katër anët.

Timbo u tremb and ia futi vrapit si skëterrë.

Vrapoi në kah të kundërt me shkallët elektrike, duke gulçuar fort ndërkohë e tërhiqnin zvarrë për poshtë. Duke nxituar me të shpejtë, harroi që kjo ishte rruga më e vështirë. Timbo ecte në kah të kundërt me lëvizjen e shkallëve vetëm kur ishte i mërzitur dhe donte të luante. Në nxitim e sipër, ai eci kështu dhe shtyu me duar e këmbë për të arritur sipër.

Doli jashtë. Sytë shpejt u mësuan me rrugën e errët. Metroja ishte aq e shndritshme dhe me atë mermer pasqyrues saqë mund të dukej se aty brenda ishte ditë. Eci ca blloqe, duke parë rreth e rrotull, duke qëndruar në pritje nëse perëndia mund ta shihte prapë atë.

Fatmirësisht, nuk mund ta shihte më.

Timbo mblodhi gishtat e këmbëve. Mermeri ishte i këndshëm dhe i lëmuar, por rruga ishte tjetër lloj. Timbos do t’i kishte pëlqyer të mbante veshur këpucë por tutori gjithnjë thoshte se ai gjithsesi do rritej e do bëhej i madh dhe ça problemi do kishte? Plus kësaj ai dukej më patetik në këtë gjendje dhe njerëzit i jepnin ndonjë monedhë.

Por tani bënte ftohtë dhe Timbo ecte vetëm fare në rrugë. Ai nuk kishte humbur rrugën, e dinte mirë rrugën e kthimit për te qoshja ku ndodhej tutori madje,edhe nëse bëhej vonë shumë, ai e dinte rrugën e kthimit në shtëpi. Nuk e kishte humbur rrugën, jo. Por nuk kishte guxim të kthehej vetëm me aq monedha sa kishte.

Kështu që do gjente diçka tjetër për ta çuar në shtëpi. Duke vjedhur, siç e quanin njerëzit. Familja e tij nuk e quante kështu këtë veprim, por njerëzit zemëroheshin me të vërtetë kur të kapnin duke kryer këtë gjest. Nëse nuk të kapnin, atëherë shkonte në rregull çdo gjë.

Kështu që, Timbos i duhej vetëm të gjente ndonjë gjë për ta çuar në shtëpi. Diçka të tillë … si balonë? Jo. Si… copë çokollatë?

Jo jo, as kjo madje.

Diçka … si çanta e atij burrit? E kishte lënë aty mbështetur përballë dritave të rrugës. Ai qe ulur në errësirë, duke pritur. Nuk reshte së kruajturi krahun dhe as nuk mund të rrinte ulur. Ai i ngjalli frikë Timbos po a kishte zgjedhje tjetër?

Gjithashtu, ai burri nuk ngjante si gjithë të tjerët aty. Ai dukej si njerëzit e tjerë kur flisnin me dikë në telefon, por ai s’kishte telefon, Timbo ishte i sigurt se ai po fliste me veten. Por mendja i rrinte larg, padyshim.

Timbo ishte i vogël nga trupi. Ishte e lehtë për të të ecte qetë pa zhurmë, të përqafonte murin, të qëndronte në hije.

Zgjati dorën e vogël në drejtim të çantës.

Burri u kthye në drejtim të tij dhe Timbo u fsheh prapë, i sigurt se do kapej dhe do merrte ndonjë të rrahur, dhe pastaj do merrte edhe një të rrahur të mirë nga tutori që nuk kishte çuar asgjë në shtëpi.

Por burri vetëm dridhej nga nervat si më parë dhe mërmëriste.

Kur hodhi vështrimin tutje, Timbo vendosi të përpiqej ta merrte. E arriti çantën dhe e rrëmbeu. Brenda ishte plot me diçka që Timbo nuk mundte dot ta shihte dhe ishte shumë më e rëndë nga sa e pandehte. Ai foli nëpër dhëmbë dhe ishte i sigurt se burri do ta dëgjonte por ai nuk e dëgjoi aspak.

Timbo e mori çantën me vete, duke e ndjerë peshën që kishte, duke vënë shumë buzën në gaz.

Sonte do çonte diçka në shtëpi.

PJESA E GJASHTË

Diego kruante koret e plagëve që kishte në krah. Thuajse ishte në gjendje të dëgjonte zërin e së ëmës që i thoshte të ndalonte, por ai vazhdonte t’i kruante, duke nxjerrë gjak prej tyre.

Nuk mundej dot të bënte ndryshe.

Priste në rrugicë duke u vërtitur në majë të gishtave. Ishte errësirë dhe për dreq s’mund të shikonte. Kërkoi në xhepa elektrikun e dorës që nuk i ndahej asnjëherë. Iu desh shumë sa të kuptonte që e kishte shitur një ditë më parë. E kishte dhënë në shkëmbim të një kanaçeje koka kola. Kishte nevojë për atë kanaçe.

Kruajti koret e plagëve përmes bluzës së veshur.

Ku djallin ishte ai Ukrainasi? Ai tipi ishte shkërdhatë e dyshimtë dhe nuk e trajtonte mirë Diegon, por ishte gjithmonë në kohë. Përpikmëria ishte një karakteristikë pozitive e pazakontë për të gjithë mafiozët e mirë. Nëse nuk vije tamam në kohë, njerëzit i kapte ankthi dhe tërhiqnin pjesën e tyre.

Kur i kruheshin gishtat e dorës, ishte shenjë që dikush do vritej. Gjithmonë.

Diego lëpiu buzët, duke kafshuar poshtë në plagët e thara. Pa poshtë e lart nëpër rrugën e errët, dreq, po bëhej shumë errësirë! E kush me mend në kokë do bënte një takim në atë vrimë të qelbur muti? Athina ishte një pellg plot me vrima muti por mund të gjeje ndonjë vend me ndriçim për të bërë biznes, o njeri! Dhe një vend ku era nuk frynte fare dhe të ngrinte gjer në palcë.

Rrëmbeu fort xhaketën. Zor se i shërbente për gjë, xhaketë e përdorur Turke. Thjesht dukej këndshëm dhe Diegos i pëlqente të ndihej mirë. Kishte nevojë për fije të mira për biznesin e tij. E si do t’ia dilte ndryshe që të fitonte grupin e vet? Kishte Peti Ru-në, dhe kjo ishte një fillim i mbarë. As shumë e lënë pas dore, as shumë e shtrenjtë. Një atlete e mirë në mes të listës. Zot, a ishte me fat ai në këtë bast apo çfarë? Ai Apostolisi i dreqit kishte nevojë menjëherë për të holla dhe Diego ishte aty për të vënë bast? Me fat, me fat, tmerrësisht me fat. Apostolisi, ai trapi injorant natyrisht që humbi dhe ia dorëzoi çelësin gruas së Diegos.

Çfarë bekimi i kishte dhënë atë ditë Demetra nga gjinjtë e saj të bëshëm!

Diego kruajti koret e plagëve. I dhembën por u ndje mirë teksa pati njëfarë ndjesie në atë natë të ftohtë. Ah, sikur vetëm të kishte atë elektrikun e dorës, o njeri.

Pa mallin. Katër jelekë të modës HPP. Mrekulli, mrekulli fare, si gjithmonë. Ai Hektor shkërdhata ishte artist me këtë mut, o njeri. Diego kështu i thoshte gjithmonë, jashtëzakonisht i gëzuar që e kishte shok. Aq krenar. Aq krenar, dreqin.

Diego kruajti prapë krahun. Pa poshtë në çantë. Ku ishte ai xhuxhi i vogël Ukrainas -

Më në fund.

Drita makine. Diego ngriti krahun, nuk mund të shihte. Dikush doli prej andej. I shkurtër dhe trashaluq, si Ukrainasi. “Dreqin, më në fund, o njeri, më ngrinë topet këtu jashtë!”

 

Burri nuk foli asnjë fjalë dhe iu afrua afër. Diego nuk mund t’ia shihte dot fytyrën.

“Ja këtu e kam atë mutin tënd. Muti i klasit të parë, më i miri në qytet. Nuk do zhgënjehesh.” Ngriti supet ai. “Më duhej të gërmoja për ta gjetur brenda këtyre, nuk ishte e lehtë. Por për ty, dhe me çmimin e duhur …” nisi të fliste më ngadalë, me zërin e tij që dukej krenar.

Fytyra e Ukrainasit ishte e shëmtuar dhe vrarëlije si gjithnjë. “Hajt pra, Diego. Më trego mallin.”

“Patjetër, do ta tregoj-” Diego ngriu dhe pa nga vendi ku ishte çanta një minutë më parë. “Um…” Kruajti kokën, duke tërhequr këmbët zvarrë nëpër errësirë. Ndoshta e kishte hedhur tutje pa e vënë re? Ndoshta e kishte lënë poshtë ndonjë drite rruge?

“Boll me këto broçkulla, e ke apo jo? Mos më humb kohën.”

“Ishte fiks aty, të betohem! Vetëm një minutë më parë, tamam para se ti të dukeshe këtu-”

“Malaka prezoni,” foli Ukrainasi në fjalë profane Greke, dhe nxori diçka nga xhaketa.

Një dritë si vetëtimë, dhe në një moment të vetëm, Diego mund të shihte gjithçka. Rruga e pisët, dritat e thyera, dritaret e mbyllura, makina aty para.

Një ëngjëll i vogël, po vraponte me këmbët e tij të holla dhe të zbathura.

Ai vuri dorën tek barku dhe u bë me gjak.

Diego i murmuriti përsëri një fjalë profane Ukrainasit. Burri nuk ia vuri veshin dhe thjesht e la aty ku ishte.

Drogaxhiu i shtrirë aty në mes të rrugës, një pellg me gjak ishte krijuar aty përqark tij.

Nuk ishte edhe aq ftohtë tani. Edhe të dridhurat nga i ftohti u larguan.

Diego kishte kohë mjaft për të dërguar mesazhin përfundimtar.

PJESA E SHTATË

Diego i dërgoi atij një tekst të pazakontë. ‘Shiko në bufe. Kujdesu për të.’

Hektori u përpoq ta merrte sërish në telefon por telefoni i tij nuk lidhej dot asnjëherë. Ishte tejet mase i lodhur dhe i dërrmuar për t’u marrë tani me mendimet pa lidhje të një drogaxhiu, kështu që e la fare dhe vajti lart për të marrë një sy gjumë. Sapo preku shtratin, ndjeu se gjumi e rroku të tërin si një batanije.

Pas ca orësh u ndje më mirë. Mezi sa erdhi në vete, por kishte punë për të bërë tani. E shmangu Armadilon teksa gati po e shkelte me këmbë. Kafsha i hodhi një vështrim gjithë zëmërim pasi ai kishte harruar t’i jepte ushqim. Ishte stërvitur të shtypte vetëushqyesin për të marrë ushqim të thatë kështu që nuk rrezikohej kurrë të vuante urie për shkak të neglizhencës, por bastardi tangërlliks pëlqente më shumë gjërat e konservuara.

Hektori pa në bufe. “Po, më fal, Armadilo,” i tha, duke marrë frymë me zor, “rregullohu me ushqimin e thatë. Nuk kam blerë ushqim as për vete, kam qenë shumë i zënë duke u siguruar me vete se ishe gjallë dhe jo i vdekur.”

Armadilo u gjallërua dhe lëvizi poshtë e lart këmbët e përparme.

“E di se do të mbijetosh. Por për mua plakun e butë?” Hektori e hoqi vëmëndjen prej tij. “Ah… Do shkoj në dyqan për të bërë pazar, gjithsesi jemi drangull fare.”

Dita u duk e këndshme. Qyteti ishte akoma i shpifur, por të kishte më shumë jetë bënte që gjithçka të dukej e mbingopur, ngjyrat, erërat, jeta rreth e qark tij. Normalisht do merrte kamionin, edhe për ta ngarë fare pak, por sot donte të ndiente ajrin, të mbytur në monoksid karboni. Përshkoi bulevardin Syggrou, duke shpërfillur prostitutat që rrinin në qoshet e tyre. Kaloi dy rrugë për të arritur tek kryqëzimet e zakonshme të Diegos, që ishin prapa një vendi bastesh.

Hektori nuk ishte tip i sportit. Për herë të parë në jetën e tij, ai vuri re disa postera dhe informacione që njoftonin për futboll, basketboll dhe gara Formula 1, me makina klasike dhe elektrike, por sytë i ngelën tek turneu Cyberpink. Ishte disi e vështirë mos të ngelnin sytë aty. E gjitha ajo ishte bërë e atillë që të tërhiqte syrin mashkullor ndërkohë që të rripte dhe ca para nga kursimet e tua.

Hodhi disa hapa brenda vendit të basteve. Ekrane mbi ekrane mbushur me shifra dhe informacione, transmetime dhe ritransmetime ndeshjesh, të gjitha të kontrolluara në AR dhe të gjitha me efekte holo zanore direksionalë që do të thotë se çdokush mund ta shihte lojën tamam ashtu siç dëshironte, duke bërë që vendi aty të kishte një efekt jehone sikur qe mbushur me fantazma. Burra dhe gra vinin baste mbi skuadrat, rezultatet, lojtarët, MVP-të, dhe për çudinë tepër të madhe të Hektorit, edhe mbi dëmtimet e lojtarëve.

E kuptoi se nuk dinte hiç fare në lidhje me Cyberpink-un. Kishte edhe disa femra, në skuadra? Dhe diçka si kafkë pak a shumë? Kafkë qeni, për ndonjë arsye? Dhe pikë?

Kjo ishte krejt gjithçka sipas njohurive të tij. Implanti i shfaqi një rezultat kërkimi në AR-në e tij por që ai e fshiu fare. Ndihej tepër i lodhur për të mësuar gjëra të reja pikërisht në këtë moment.

Ku ishte Diego? Ky ishte vend kryqëzimi ku rrinte ai. Pyeti dyqanxhiun.

“Eh, o njeri, edhe ai të ka pasur borxh ty?”

Hektori pa se ai foli në kohën e shkuar. “Po, por nuk është kjo që po kërkoj. Në fakt e njoh bastardin prej shumë vitesh tani.”

“Oh, atëherë më fal, o njeri. Ngushëllimet e mia.”

Hektori bëri një hap mbrapa. “Çfarë dreqin do të thuash?”

“Këtë mëngjes ai iku në atë botë, o njeri, vetëm dy blloqe më tutje. Ishte i drobitur nga të gjitha drogërat që merrte dhe humbi gjak para se ta ndihmonin njerëzit. Më vjen keq, vërtet që më vjen. Dhe ti nuk i merr dot ato para që t’i kishte borxh, Diego nuk kishte as llogari bankare, asgjë hiç. Edhe mua më kishte borxh ai, kisha një haker që ma kontrolloi.”

Hektori i bëri një buzëqeshje nga zori. “Sa i mençur je në biznes,” tha ai duke bërë humor anglez.

Burri ngriti supet. “Kështu qëndron puna, o njeri. Nëse do e dije sesa shpesh më duhet ta bëj këtë gjë, nuk do më gjykoje kështu. Gjithsesi, a të intereson të vësh një bast? Bishat duken në formë për të marrë kupën këtë vit.” Ai ngriti një ARO me pëllëmbën e tij, një Objekt me Realitet të Zmadhuar që mund të shihej nga çdokush në film, që nënkuptonte çdonjeri të thjeshtë që gjendej në planet. Një grua me mburojë, seks bombë, me të pasmet e ngritura dhe buzët tepër joshëse. “Është Sirena, e preferuara ime. E mrekullueshme, apo jo? Cila prej tyre të pëlqen?”

Burri hodhi sytë lart dhe u duk sikur donte me të vërtetë ta njihte.

“Uh. Nuk jam një djalë i prirur pas sportit. Ku thatë se Diego iku në atë botë?”

Dyqanxhiu preku me gisht një numër rruge dhe ia dha hartën Hektorit.

“Faleminderit.”

“Asgjë. Hajde vër një bast për Sirenën, në rregull? Paratë janë të garantuara!” i foli më zë të lartë pas tij.

PJESA E TETË

Askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr për të pastruar gjakun.

Hektori qëndronte aty me duart brenda xhepave të xhaketës. Gjaku ishte i kuq në balluket e flokëve, i tharë, dhe tani dukej me ngjyrë të zezë në kafe. Nuk ishte në ngjyrë rozë. Kjo nuk ishte një ndeshje sportive. Nuk ishte një shfaqje në film, apo në rrjet, ose në VR.

E njihte Diegon për më shumë se 10 vite, dhe ishte goxha kohë duke ditur se qe vetëm 30 vjeç. Praktikisht, një jetë e tërë e një djali të rritur. Nuk e kishte shok të vërtetë, por bastardin e njihte fare mirë.

Ishin bërë tapë disa herë së bashku, po ashtu kishin qeshur. Dhe më pak kur ai ishte bërë i varur nga droga, që atëherë prisnin herën tjetër kur piqeshin bashkë me Diegon. Ai kurrë nuk kishte qenë ndër më të mirët klientë të tij por gjithmonë i kishte shlyer borxhet me intel nga rruga dhe shumë mënyra të tjera. Shumica ishin vërtet një mut, por disa nga bakshishet e tij aktualisht ia vlenin.

Po tani, ajo çfarë kishte mbetur prej tij ishte një njollë ndryshku në anë të rrugës. Një qese e flakur ushqimesh e vënë aty mbi gjakun e tharë.

Plehra e vënë sipër plehrës.

Kaloi një gjysëm ore tjetër duke ecur lart e poshtë nëpër po atë rrugicë, duke u përpjekur të kontaktonte me dikë në telefon. Trupin e Diegos e kishin marrë dhe do merrej në zotërim nga qyteti i Athinës. Ai donte që ta riciklonin, dhe prej tij të kishte një pemë që rritej. Hektorin e njoftuan se shoku i tij me sa dukej ishte një adhurues i Demetrës.

Hektori vuri buzën në gaz i befasuar. Nuk e kishte njohur këtë anë të tij të vetëndërgjegjësimit ndaj ambientit. Qyteti e refuzoi kërkesën e bërë me dëshirën e tij, natyrisht për mungesë fondesh. Madje edhe një kishë e madhe nuk u jepte lëmosha apo ndihma njerëzve. Veçanërisht atyre që vdisnin.

Hektori u mendua për një çast.

“Do të paguaj për funeralin, sipas dëshirës së tij. Më dërgo faturën.” 1200 euro, thoshte emaili.

Kontrolloi llogarinë e tij bankare. 1700 euro. “Thjesht do të ta shtoj tek pjesa tjetër që më detyrohesh, o bastard trap,” i tha ai vendit të njollosur me gjak.

“Më fal, zotëri?”

“Asgjë. Do merrem unë me këtë, ja tani.”

Mbylli telefonin, pagoi faturën elektronikisht dhe shkoi për të bërë pazar në ushqimore, edhe pse thjesht mendimi për të ngrënë ushqim tani për tani i sillte të përziera në stomak.

PJESA E NËNTË

Pasi u kthye në dyqanin e tij, Hektorin e kaploi një mendim shqetësues. Lexoi tekstin e fundit që kishte dërguar Diego dhe ia lexoi me zë të lartë Armadilos.

“Ke ndonjë ide? Fare?”

Vuri poshtë veglat e punës dhe shkoi aty përpara. Qëndroi në vendin ku Diego kishte qëndruar herën e kaluar kur ishin takuar. Atë herë kur ai i kishte kthyer shpinën. Pa rreth e rrotull.

Bufeja në të djathtë, afër me daljen.

E hapi.

Fleshi ishte aty. I pastër. I çmuar.

Ai bastardi tinëzar. I kishte kthyer shpinën, sa, pesë sekonda? Dhjetë, e shumta?

Hektori e kapi fort dhe pastaj shkoi të takonte zejtarin tjetër që e njihte.

PJESA E DHJETË

“Mrekulli zemër ja ku qenke,” tha burri trashaluq, duke lëvizur kursorin në kompjuter. Dhoma e hakerit ishte plot me kompjutera të prishur dhe pije freskuese.

“Toni, ende nuk e kuptoj këtë gjënë mbi pronësinë e blokçein-it.”

“Shkelës, o njeri. Është emri im -” u ankua hakeri.

“Kurrë nuk do të thërras kështu. Tani boll më harxhove kohë. Sqaroje,” tha ai, me pamje të mërzitur, duke e shtyrë që të vazhdonte më tej.

Toni, hakeri piu një gllënjkë dhe u fut në mendime. “Shiko, blokçein-i është publik dhe i pandryshueshëm. Është një regjistër publik i kujt që dërgon çfarë.”

“Unë përdor kriptomonedha, i kam pak a shumë. Në rregull. Si më hyn në punë ky shkopi?”

“Ky shkopi thjesht mban paramonën, tastin thurje të pronësisë së një atleti të caktuar. Në këtë rast, është e njëfarë Peti Ru,” Toni paraqiti imazhin e një atleteje.


Emri Patricia Georgiu
Pseudonimi Peti Ru
Forca 2
Shpejtësia 1
Strategjia 3
Sensualiteti 1
Madhësia e Kupës D
Rritjet 21%
Skuadra Vajzat e Hijshme (Zëvendësim i Përkohshëm)
Pozicioni Sulmuese (Shpatë dhe Mburojë)
Fitore 4
Humbje 67
Të ardhurat 4500
Sponsorizimet Asnjë

Hektori u përkul përpara, çuditërisht jo më i mërzitur. “4500 të ardhura, pra euro në muaj?” Fishkëlleu ai. Nuk ishte ndonjë fat kushedi, por atij i duheshin tre porosi të plota për të arritur atë nivel të ardhurash me dyqanin e tij, gjithashtu ai kishte edhe shpenzime dhe kosto materiali që duhej t’i merrte parasysh.

 

“Po. Më lër të ngarkoj Aplikacionin e Pronarëve të Cyberpink-ut te filmi jot…”

Sapo u shfaq, Hektori preku me gisht tastin instalo, sytë nuk i hiqeshin nga faqja e të dhënave.

“Dhe tani tasti thurje e pronësisë…” Toni preku me gishta tastierën. “Të presim për ca sekonda. Tre konfirmime. Shtatë. U krye.” Ktheu karrigen dhe provoi një lëng portokalli plot me sheqer. “Ti tani je zotëruesi krenar i një atleteje Cyberpink. Kontrata paramone e saj të përket ty.”

Hektori u ul përsëri dhe mori frymë. “Dhe unë thjesht jam bërë një pronar skllaveje? Kështu është? Po si është e ligjshme kjo?”

“Borxh,” Tha Toni, duke pickuar ajrin përpara sikur fjala t’i rridhte nga gishtat. “Borxh dërrmues, masiv. Nuk është skllavëri, në aspektin jo teknik. Është varësi me borxh. Vajzat thjesht shlyejnë atë çfarë u detyrohen korporatave me anë të ardhurave që nxjerrin. Natyrisht, dëmtimet dhe kostot e mirëmbajtjes vazhdojnë të bëhen kapicë, bashkë me interesin dhe tarifat për vonesat. Është e gjitha përsosmërisht ligjore sipas kontratave që kemi nënshkruar ne të gjithë, dhe ato u nënshtrohen Cyberpink-ut për vite me radhë para se të jenë afër shlyerjes së borxheve që kanë.”

“Kështu që unë nuk kam një skllave, thjesht kam borxhin që më detyrohet ajo, derisa ajo ta shlyejë, teknikisht ajo është e imja, dhe bëj me të çfarë dua unë.”

Toni lëpiu buzët me një mënyrë të neveritshme. “A ke ndonjë ide?”

“Po!” Tha Hektori, me sy të zgurdulluar. “Unë do ta vë atë të punojë dhe të shlyejë borxhet e mia.”

Купите 3 книги одновременно и выберите четвёртую в подарок!

Чтобы воспользоваться акцией, добавьте нужные книги в корзину. Сделать это можно на странице каждой книги, либо в общем списке:

  1. Нажмите на многоточие
    рядом с книгой
  2. Выберите пункт
    «Добавить в корзину»