Pikëll Paj

Текст
Автор:
0
Отзывы
Читать фрагмент
Отметить прочитанной
Как читать книгу после покупки
Шрифт:Меньше АаБольше Аа

PJESA E NJËMBËDHJETË

Morën kamionin e Hektorit dhe vajtën në stadiumin e Cyberpink-ut. Rrugët ishin plot me njerëz që vinin për atje, autobuzët zbraznin grupe të tërë tifozësh, vetura të parkuara ngado dhe në çdo cep.

Zhurma, muzikë elektronike, stenda me hot dog dhe stenda me ushqime speciale greke, njerëz që bërtisnin, të acaruar.

“Kurrë nuk e kam kuptuar tërë këtë që quhet tifozëri sporti,” pohoi Hektori, duke u vërtitur rreth e rrotull.

Toni bleu ca pije freskuese. “Oh, paske humbur shumë. A nuk të ka sjellë yt atë në ndonjë ndeshje?”

“Im atë më ka mësuar si të bëj parzmore.”

“Duket interesante. Epo prapë, bëhet fjalë për jetesë, apo s’e kam gabim? Të shkojmë atje tej, porta C, aty janë vendet tona.”

Hektori vajti pas hapave të burrit trashaluq ndërkohë që ai shtynte përpara turmën e njerëzve. Kurrë nuk i pëlqenin turmat, e bënin të mos ndihej rehat. I pasigurt. Do mund të kënaqej të paktën me dy parzmore të tijat tani për tani, madje dhe ato më të lehtat. Jeleku që vuri zor se e bënte të ndihej tamam i mbrojtur. Njerëzit ranë mbi të, njëri i hodhi çurk ca keçap nga hotdog-u që mbante dhe madje nuk kërkoi as ndjesë, fëmijët e goditën me këmbë ndërkohë që i mbanin për dore prindërit, dhe gjuanin të tjerët rreth e rrotull pa u ndëshkuar aspak.

Çmenduri.

Vajzat e Cyberpink-ut gjendeshin kudo rreth e rrotull tyre. Në postera gjigande, në holoprojeksione që ngjanin si të gjalla, në ARO që kishin një buton të volitshëm ‘Bli Tani’ nga i cili dilte një version i animuar me rezolucion të lartë.

Ngjyra, trupa, gjokse, ushqime të hedhura, pije alkolike, por gjithsesi ishte gjithçka akoma e favorshme për fëmijët, e përshtatshme për të gjithë familjen. Të sillje djalin tënd në një ndeshje Cyberpink-u, ishte diçka për t’u mbajtur mend kur ai dreq qerratai bëhet adoleshent dhe nuk dëshiron më të rrijë me ty.

Eksese.

Bukë dhe cirk.

Hektori tundi kokën. Kë po vinte në lojë ai? Përkundrazi, ai tani ishte pjesë e sistemit, një pronar krenar i një atleteje. Këtë mezi mund ta besonte.

“Hajde pra!” Bërtiti Toni dhe ia bëri me dorë që të ngjiste shkallët e stadiumit.

Vendi ishte i mbipopulluar. Hektori u ul, iu desh të shtynte pakëz me bërryl Tonin ‘pasi ai zinte ca si shumë vend. Stadiumi ishte shumë më i vogël se një fushë futbolli, me kupolë të mbyllur, por me të njëjtat drita verbuese që ndriçonin poshtë në bar, ekranin gjigand, fotografët dhe kameramanët që qëndronin përbri fushës së ndeshjes.

Natyrisht që mund të ngarkoje gjithçka në film dhe ta shihje të gjithën nga çfarëdo këndi që do dëshiroje. Gjithçka vetëm me një abonim tepër të lirë prej 14.99 euro. Reklama i doli Hektorit mu para fytyrës, krejt e paligjshme në vende të tjera, s’mundeshe thjesht të rrëmbeje filmat e njerëzve kështu pa lejen e tyre, por ata i kishin pranuar termat dhe kushtet e Dionisos Entertainment kur kishin blerë biletat.

Shtëpia e tyre, rregullat e tyre.

Një atlete gjoksmadhe Cyberpink-u u tund përpara tyre, dhe ai u përpoq mos t’ia vinte veshin ARO-s që po e bezdiste.

Toni e preku prapë me bërryl, duke u zgërdhirë. “Ti mendon se kjo është një budallallëk.”

“Po, pra.”

“Por ti je prapë disi i eksituar.” Ai i ofroi një pije freskuese.

“Më duhet ta pranoj se jam. Jo, faleminderit, vërtet që nuk dua të përdor banjon këtu. Kështu që më trego gjithçka për këtë qelbësirllëk. Nuk di gjë fare për këtë.”

“Asgjë? Uauu. Në rregull, ja të shohim. Loja xhagër është sport i thjeshtë, por shumë zbavitës.”

“Është si futbolli me armë në mesjetë, apo jo?”

“Po shumë i ngjashëm. Dy skuadra nga secila anë, me pesë atletë në çdo skuadër. Një kuik, një zinxhir, tre sulmuese.”

“Kaq është?”

“Kjo është e gjitha që nevojitet. Por komplikohet shumë shpejt, kështu që më lër të ta sqaroj.”

Ndeshja ishte gati të fillonte. Ranë boritë, buçiti muzika, tifozët u shpërndanë rreth e rrotull për t’u ulur nëpër vende.

“I vetmi që mund ta mbajë kafkën me vete është kuiku i çdo skuadre. Kështu që të tjerët mundohen ta mbrojnë atë, ndërkohë që godasin skuadrën kundërshtare.”

Stema e Dionisos vetëtiu në mes të stadiumit. Tifozët ulëritën.

Vajzat e Hijshme vrapuan në një formacion të çrregullt brenda në stadium. Ngjyrat e skuadrave të tyre ishin jeshile dhe e bardhë. Ato qëndronin të gjitha bashkë, tamam si bukuroshet në kohët e vjetra. Duke ngritur të pasmet lart, duke fryrë kraharorin, dhe duke ngjeshur buzët.

Tifozëve u iku truri, duke bërtitur si të çmendur, duke shprehur publikisht deklarata dashurie, duke shkrepur kamerat për të kapur ndonjë copëz sado të vogël prej atyre femrave tërheqëse.

Njëra nuk ishte edhe aq gazmore. Ato e kishin mbuluar me mjeshtëri nga mbrapa. “Ajo është?”

“Po, ajo është vajza jote. Pa të ofenduar o njeri, por vërtet që ajo ngjan se nuk i përket këtyre Vajzave Bukuroshe.”

“Asnjë s’e mori,” Foli nëpër dhëmbë Hektori duke mos ia hequr sytë investimit që sapo kishte bërë. Po, ajo ishte ndryshe, në rregull kjo. Flokë të shkurtër, forma të zmadhuara të trupit në kontrast me pjesën tjetër të Vajzave të Hijshme të cilat kishin vetëm një model gjoksi, parzmore të vërtetë, që Hektori nuk mund ta shihte qartë prej aq larg sa ishte por tashmë e kishte pranuar. Ajo mbante një qëndrim ‘seksi’ të pazakontë, që dukej qartë se përpiqej jashtëzakonisht shumë dhe nuk ia dilte dot ta bënte mirë.

Stadiumi shpërtheu në britma. Hektori mendoi se do shurdhohej fare. Anonçuesi mezi mund të dëgjohej. Skuadra kundërshtare hyri brenda, dhe turma brohoriti, duke u ngritur në këmbë, duke hedhur ushqimin lart në ajër, duke tronditur fort portat prej metali ndërsa rojet e sigurisë përpiqeshin të ulnin gjakrat, duke i shtyrë pa i vrarë.

“Zonja dhe zotërinj dhe variacione të tyre, po ju prezantoj me të Daaashurat e Shkaaatërrimit!” foli anonçuesi me zërin e tij buçitës.

“Ma ha mendja se ato janë favorite për të fituar ndeshjen?” Bërtiti Hektori që ta dëgjonin.

“Sigurisht që janë. Eh o njeri, dua për veten time disa nga Vajzat e Hijshme ndonjë ditë jave, por të Dashurat… Epo, ja do ta shohësh.” Ai puthi majat e gishtave.

“Oh, uauu, paskan disa parzmore të bukura,” Tha Hektori, duke çmuar vlerën e çdo mjeti ndërkohë që të Dashurat vajtën prapa dhe ai i pa to në një fotografim nga afër në AR.

Toni u kthye nga ai. “Çfarë je ti, pa bole?”

Hektori sikur u mbyt. Tundi kokën, duke u sqaruar, “Jo-Po, ato janë të nxehta, por parzmoret e tyre janë vërtet të mira, nuk po tallem.”

Toni turfulloi. “E djallose fare, miku im.”

Dy skuadrat zunë vendet e tyre në fushë. Një arbitër vendosi një kafkë në mes të fushës, dhe ato pritën në rresht në secilën anë të fushës. Prapa tyre kishte një pirg me diçka të butë në ngjyrë portokalli. Ato mbanin armë, shpata dhe një top dhe zinxhir, që dukej sikur ishin bërë me material prove, me cepa të butë dhe maja shumë të mëdhaja.

Pastaj një daulle nisi të binte me furi, duke ushtuar me jehonë nëpër të gjithë turmën e zhurmshme.

Atletet u turrën përpara, duke e përshkuar distancën në një sekondë. Hektori nuk mundi dot ta ndiqte aksionin. Dikush gjuajti një tjetër, ajo tjetra ra në gjunjë, ato me trup të vogël vrapuan për kafkën, u goditën por një tjetër iu kundërpërgjigj me krahët? “Po pse dhe ato të tjerat nuk po i kundërpërgjigjen me krahë?”

“Vetëm kuikët munden ta bëjnë, mbylle tani,” Foli Toni i përqendruar tek aksioni i tyre teksa rrëkëllente ndonjë gllënjkë.

Diçka ndodhi andej nga mesi, shpatat u vërvitën, një grua ra me kurriz, aksioni vazhdoi më tej. Një top dhe zinxhir u tundën duke bërë një hark të madh dhe goditën një nga Vajzat e Hijshme, koka i vajti anash dhe ajo u zmbraps me aq shumë forcë sa kërceu gati pesë metra prapa, gjaku rozë që spërkatej nëpër ajër, dhe turma që po egërsohej.

Pastaj një kuik goditi kafkën duke e rrëzuar poshtë.

Një arbitër i ra bilbilit. Horaci u shokua. “Ça dreqin? Njëmbëdhjetë sekonda dhe sapo shënuan?”

Të njëjtat veprime u përsëritën prapë, e gjora vajzë u godit në fytyrë, koka po i lëvizte mbrapa përsëri, gjaku rozë plasi në ajër.

“Cyberpink. Është sporti më i shpejtë që ka ekzistuar ndonjëherë. Do të mësohesh me të. Shtypi përsëritjet e ndeshjes tek filmi që ke. Do ta kesh më të lehtë, sapo t’i kuptosh rregullat.”

“Në rregull. Ka mundësi që të ngjaj si trap me këtë pyetje, por pse gjaku është rozë?”

“Oh, ja. Është vërtet pyetje naive. Sepse rregullat e transmetimit thonë se nuk mund të shfaqësh gjakun në ekran, kanë një AI të mësuar me makinë që ndryshon në kohë reale ngjyrën e gjakut gjatë transmetimit.”

“Por ne nuk po e shohim në transmetim. Është këtu, drejtpërdrejt.” Hektori hapi pëllëmbën ngadalë në drejtim të ndeshjes.

Toni ia bëri me dorë. “Është një dritë me gjatësi vale të caktuar, plus edhe ca AR të patejdukshëm dhe ngjan rozë, edhe kur gjendesh këtu në stadium.”

“Uauu. Është…”

“Fantastike, apo s’është kështu?”

“Të bën të vjellësh. Është… e neveritshme.”

“Oh, vërtet? Dua ta shoh fytyrën kur të marrësh çeqet e parave nga ndeshja, o pronar.” E tha këtë fjalë sikur të kishte shije të hidhur.

Hektori e mbylli gojën. Sigurisht, ai ishte hipokrit. Por çfarë mund të bënte? Biznesi po i shkonte keq. Nuk ishte puna se ai kishte kërkuar të kishte një atlete në pronësi, thjesht i ra në prehër. Mund ta shiste sa më shpejt të qe e mundur dhe të merrte një fitim të mirë. Toni do qe tepër i lumtur ta lidhte me njohjet që kishte në treg dhe të sigurohej se gjithçka shkonte mirë.

Ata e morën Vajzën e Hijshme me barelë dhe u bë një zëvendësim. U fut në lojë Peti Ru. Ajo mbante një shpatë të gjatë dhe dukej në siklet.

 

E kush nuk do ishte? Një pjesëtare e skuadrës kishte dalë jashtë, tashmë kishin humbur një pikë. Kjo lojë ishte në krisje të plotë.

Daullja nisi të binte sërish dhe atletet u turrën përpara, dhe përsëri një lumë goditjesh dhe kundërpërgjigjesh dhe sulmesh të befta dhe të bërtiturash dhe…

Kuiku shënoi.

“Ça dreq muti!” Thirri Hektori dhe u ngrit në këmbë, ndërsa turma rreth e qark rënkonte bashkë me të.

Toni u zgërdhi dhe piu një gllënjkë. “Je dhënë i tëri tani pas lojës, apo jo?”

“Ec tani, ka kaluar vetëm një minutë dhe ne jemi duke humbur?”

“Mos u bëj merak, atletet paguhen njëlloj, si të fitojnë si të humbasin. Fitueset natyrisht që marrin bonuse,” foli nëpër dhëmbë, duke tundur kokën. “Edhe sponsorizime, edhe mallra, edhe seks, edhe-”

Hektori ia bëri me shenjë. “E kuptoj.” Ai u ul përsëri, duke u lëshuar mbi stol. “Unë kam një humbëse tani.”

“Po. O njeri, ti harron se kush ka qenë pronari i mëparshëm. Ka qenë Diego, o njeri.”

“Po,” ia ktheu ai duke nxjerrë frymën.

“Ka një ndërprerje publicitare tani, unë po lëviz njëherë. Duhet të kisha dëgjuar ty për pijet freskuese.”

PJESA E DYMBËDHJETË

Hektori tërhoqi flokët.

Kjo ishte tepër stresuese. Ndeshja vazhdonte, ai mezi mund të rezistonte. Shpatat dhe shtizat dhe topat-me-zinxhirë fluturonin në ajër dhe godisnin gjithkënd rreth e përqark.

Nuk e kishte fare idenë se çfarë po ndodhte. Shtypi përsëritjet e ndeshjes dhe pa Peti Ru-në.

Ajo ishte mirë në këtë gjë, por diçka nuk shkonte. Gjithë preçizion vërviti shpatën e gjatë, shmangu shumë prej goditjeve, duke iu dredhuar atyre me rreth dy centimetra e gjysëm. Por skuadra kundërshtare si një e tërë dukej se ishte më në formë.

Shumë më në formë.

Të gjitha Vajzat e Hijshme u duhej të nxirrnin në pah gjokset. Hektori pa të dhënat e tyre. Sensualiteti, 3. Sensualiteti, 2. Sensualiteti, 3. Ato të gjitha ishin të dhëna me vlerë. Sigurisht, që bëhej një reklamë e mirë, por nuk do t’u mundësonte të fitonin ndonjë ndeshje tjetër. Me bythë apo pa bythë, prapë ishte sport, e mori dreqi!

Apo, ndoshta nuk kishte fare rëndësi kjo?

Hektori gati sa nuk po shkulte ndonjë tufë me flokë. Nga këndvështrimi i biznesit, kjo ishte gjë pa tru. Vajzat e Hijshme veshën parzmoret e imta që zor se i mbulonin trupat e tyre, që më shumë tentonin t’i tregonin sensuale sesa t’i mbronin. Helmetat natyrisht që as nuk diskutoheshin.

Nuk ishte çudi që ato gjendeshin përdhe në tokë. Dy atlete ishin jashtë loje, duheshin javë të tëra për të marrë veten dhe ndoshta me dëmtime të përhershme?

Kot fare.

U ul në cep të stolit, thuajse gati për t’u kthyer prapë në dyqanin e tij dhe t’u merrte këtyre vajzave të gjora ndonjë pajisje të përshtatshme. D.m.th që për dreq, edhe pajisja më e lirë që kishte, do e kishte zmbrapsur atë goditje që u kushtoi atyre një pikë.

Armët supozoheshin të ishin të cilësisë për stërvitje, të buta, me shkumë, plastike. Por forca është e barabartë me masën shumëzuar me atë dreq nxitim, dhe kur kishit cyber-krahë që vërtiteshin me aq shumë fuqi sa nuk kishte rëndësi nëse ishin me shkumë apo jo. Prapë t’i thyenin dhëmbet.

Gjak. Kjo ishte loja. Dyluftim, kjo ishte shfaqja.

Por ajo çka rridhte prej kësaj ishte e gjitha acaruese. Nuk u bëhej vonë këtyre njerëzve për këto femra të gjora, aspak nuk u bëhej vonë? Më e pakta fare, ata mund të mbronin investimet e tyre. Nuk kushtonte shumë të blije një atlete, edhe në këtë ligë koti të kategorisë së tretë.

Duke u shtyrë në mes tifozëve Toni u kthye, dhe u ul. “O njeri, më zgjati pafund shurra. Si përfundim, e lëshova në një kasolle aty afër banjove.”

“Është bukur ta dëgjoj këtë,” U zmbraps Hektori.

“Çfarë humba? Oh, dhjetë pikë përpara? Më vjen keq, o njeri, nuk ka bonus sot.”

“Nuk duket të ndodhë ndryshe, ashtu është. Por…” Ai u zhyt në mendime. “Dua të them, ato…”

Daullja nisi të binte sërish dhe Peti u hodh në sulm. Ishte e ngathët, dukej qartë se akoma po merrte veten nga një dëmtim i pësuar para ndeshjes. Prapëseprapë, ishte në formë. Ajo gjuajti dy kundërshtare, duke i paralizuar për disa rënie daullesh. Hektori e kuptoi vetë si ishte puna. Ajo i mbajti të dyja poshtë në tokë, duke i lënë shteg kuikut të saj dhe zinxhirit që të mbështilleshin të tëra dhe ta mbulonin. Vrapuan bashkarisht, duke tentuar të bënin një ngjitje.

I bllokuan, dhe të dyja ranë në gjunjë, me kafkën tek rrotullohej përdhe. Ishte mbuluar në gjak me ngjyrë rozë. Peti bëri përpara dhe e mbuloi kuikun e saj ndërkohë që rimerrte veten, por ishte shumë për të, pasi të gjitha ishin në sulm ndaj saj.

Iu shmang njërës prej skuadrës së të Dashurave, por të tjerat e hodhën poshtë me goditje. Në mikrofonët e stadiumit u dëgjua një kërcitje e brinjëve të saj. Një goditje tjetër me shtizë, dhe Peti u rrëzua, me gjakun ngjyrë rozë që spërkati të gjithë trupin e të Dashurës. Turma reagoi me një drithërimë kolektive.

Të Dashurat e Shkatërrimit nuk reshtën së godituri Petin përdhe, dhe arbitri i shtyu mbrapa, duke u bërtitur në fytyrë.

Hektori e ndjeu veten të shqetësuar. “Ato kurvat e dreqit!”

“Krejtësisht,” E aprovoi Toni.

“A është e rregullt kjo?”

“Jo, vërtet. Do marrin një paralajmërim,” tha ai thjesht. Pastaj shtypi me dorë një kanaçe dhe e flaku poshtë në dysheme.

“Paralajmërim?” Ulëriti Hektori. “Ato sapo e bënë për spital!”

Toni u kthye nga ai dhe mblodhi supet. “Çfarë do që të të them, o njeri?”

Hektori ngeli pa fjalë.

PJESA E TREMBËDHJETË

Ambulanca ndriçoi rrugën në drita blu. Ishte natën vonë. Nga dritaret e tyre, njerëzit kundronin jashtë, për të parë me kureshtje se çfarë ishte gjithë ajo zhurmë.

“E çuditshmja është se, në lagjen e tij, zakonisht ne marrim, nuk shpërndajmë. Vër firmën këtu, të lutem,” i tha mjeku dhe i nxori një tablet që ta firmoste elektronikisht.

“Ti nuk mund ta lësh atë këtu,” U ankua Hektori.

Mjeku e vështroi në fytyrë. “A nuk jeni ju pronari i regjistruar i kësaj atleteje?”

“Po… Por-”

“Atëherë, është problemi juaj, jo i imi. E rregulluan aty poshtë në ER dhe tani ajo ka nevojë vetëm të marrë veten. Mund t’i hedhësh një sy Pyetjeve të Shpejta në sitin tonë të web-it për udhëzime apo diçka tjetër që mund të të duhet.”

“Cili sit web?”

“Thjesht shiko tek Pyetjet e Zakonshme mbi Cyberpink-un në sitin Apollo Medical.”

Hektori rrahu qepallat dhe theksoi duke pyetur. “Pra kjo është e zakonshme?”

“Më shumë se sa mund ta mendosh,” i tha mjeku dhe kontrolloi fletat. U duk i kënaqur dhe thirri kolegun e tij, i cili u bë gati të shtynte nga mbrapa ambulancës. “Kështu pra, ku e do?”

Hektori fërkoi fytyrën, praktikisht po e godiste veten që të zgjohej. Ishte vonë, dhe ishte tepër e gjitha kjo. Ai zakonisht bënte një jetë të qetë, normale. Klientët futeshin brenda, bënin nja dy porosi të shpejta, disa të tjerë fatura. Kjo ishte fiks përjetimi emocional i tij i çdo dite.

“Hajde këtej nga mbrapa ku kam ngarkuar rrotën, dhe do ta vendosim në dhomën time, kështu ma ha mendja. Unë nuk kam dhomë të veçantë për mysafirët.”

Mjeku ngriti lart njërën vetull por nuk tha asnjë fjalë. Ngritën barelën dhe me kujdes e lëvizën lart nëpër shkallë, dhe pastaj e vunë mbi krevat.

Hektori ishte i lumtur tek i shihte sa të sjellshëm ishin. Dobiça të mëdhenj që bënin absolutisht minimumin e thjeshtë që mos të paditeshin për shpërdorim, por të sjellshëm gjithsesi.

“Faleminderit djema,” i tha ai, dhe ata u nisën nëpër natë, duke e lënë vetëm me pronën e tij.

PJESA E KATËRMBËDHJETË

Hektori mori fytyrën në pëllëmbë. “Çfarë jam duke bërë?” foli ai nëpër dhëmbë.

Gruaja gjendej pa vetëdije mbi krevat. Në njëfarë kohe ajo mund të kishte qenë e bukur. Ishte e pamundur të thuhej diçka më shumë. Nën shenjat e plagëve dhe të nxirat, kishte kallo në pjesën më të madhe të trupit. Gjysma e fytyrës ishte një cyber-zëvendësim, krahu i saj i djathtë ishte gjithashtu një i tillë, nga dora deri tek bërryli. Njërin gju e kishte të zëvendësuar plotësisht me titan dhe plastikë, kyçet e këmbëve ishin të përforcuar me një lloj mbrojtjeje për të evituar dëmtimet, dhe kafazi i kraharorit ishte i mbështjellë nga pllakëzat e parzmores.

Hektori kontrolloi punën artizanale, duke kaluar gishtat përgjatë çdo cepi të parzmores. Nuk ishte i përciptë, por një vlerësim i pastër professional, mënyra se si ai e kontrollonte pllakën në gjoks prej bronzi të një ushtari të lashtë grek në muze.

“Është punë artistike,” pëshpëriti ai, dhe e kuptoi se po merrte frymë rëndë.

Qëndroi aty për disa minuta, duke e soditur.

Pastaj ndërroi çantën e saj IV dhe shkoi të merrte ca vegla. Kjo do ishte një natë e gjatë.

PJESA E PESËMBËDHJETË

Kishte 500 euro në bankë. Shpenzoi 400 për instrumente mjekësore dhe IV-të me ushqime. Plus dhe një vizitë shtëpie nga doktori.

Ai ia kishte lënë në dorë sikur ajo të qe një copë mishi. U kujdes për gjakderdhjen e brendshme dhe i rregulloi brinjën e thyer. Pastaj i bëri ca kontrolle më shumë, duke pasur me vete një infermieri të vockël me pajisje, të gjitha mbaheshin nga një me katër këmbë …

Mushkë, ky ishte emri i saktë?

Cilësi – për ushtri, definitivisht. Lëvizte si një kafshë barre e gjallë. Por nuk kishte kokë.

“Doktor, dëgjo, nuk mund të paguaj për gjitha këto tani në moment. Unë akoma nuk kam marrë gjë prej gjëje prej saj dhe tashmë ajo është jashtë, e ftohtë…”

“Mos u shqetëso, Zoti Troi,” tha doktori, duke bërë të gjithë punën e gjakut aty në laboratorin e tij të lëvizshëm. “Ti je një biznesmen i respektueshëm, i njohur në gjithë komunitetin.” Preku me dorë cepin e kokës. “Po, kam pyetur për ty rreth e rrotull. Do të të dërgoj faturën dhe do diskutojmë për tarifat e vonesës nëse nuk ndryshon situata. Ky është fillimi i një partneriteti afatgjatë, jo një punë-mashtruesish.” Zëri i tij ishte i ashpër, i thellë, komplet bas. Të bënte të ndiheshe prapë i sigurt se nuk do vdisje në duart e tij.

Të paktën ishte diçka. “Faleminderit shumë.” Hektori i shtrëngoi dorën.

“E shoh se kurrë nuk ke pasur dikë në pronësi, më parë?” e pyeti doktori.

“Një grua apo atlete?” Qeshi Hektori.

“Të dyja. Mund të ketë qenë ndonjë grusht njerëzish.”

“Nëse e thua kështu. A ke ndonjë në pronësi?” E pyeti Hektori, duke i ofruar ca uzo.

Ai e pranoi, dhe gjithë falenderim rrëkëlleu një gllënjkë. “Jo. Unë jam aseksual,” tha vetëm këto fjalë.

Hektori ngriti njërën vetull. “Vërtet. Duhet të jetë e volitshme, në këtë aspekt të punës. Dhe ti je ekspert si në çështjet e cybernetikës ashtu dhe ato mjekësore?”

“Po, tamam në mbivendosje të dy specializimeve. Ka shumë komplikime madje dhe me cyber-gjymtyrët më të holla, pa marrë parasysh ndëshkimin brutal që këto gra pësojnë në këtë të ashtuquajtur sport.”

“Ti nuk e shikon?”

“Vërtet që jo. Mundem t’i shoh afër pasojat,” tha doktori. “Kur e sheh me sytë e tu si bëhet sallami, mund të kesh probleme me oreksin pastaj,” shtoi ai, duke shprehur mendimin e tij, dhe piu edhe ca uzo.

“Është e kuptueshme,” tha Hektori, i zhytur në mendime, ndërsa po ia ngulte sytë Petit të shtrirë aty mbi krevat.

Doktori pastroi instrumentin dhe i paketoi të gjitha te xhepat e vegjël dhe të pastër mbi mushkë.

“A do bëhet mirë?”

“Është akoma herët, por mendoj se do ta marrë veten. Është një grua e fortë, ja ajo aty. Vetëm ndiq udhëzimet e mia, lëre të shërohet. Ndërsa për krahun e dëmtuar, mund të sugjeroj disa zëvendësime Hermes dhe mund të shohësh se çfarë buxheti ke. Do ta bëj unë instalimin, mos u bëj merak për këtë.”

Hektori e la kokën t’i varej poshtë. Më shumë kosto. Mjekësore, tani zëvendësim i cyber-krahut. Dhe ende s’kishte marrë një cent prej saj. Ky ishte një biznes i keq. Dhe nuk ishte ashtu siç e kishte vënë në plan. “Faleminderit, Doktor, për gjithçka.”

Doktori tundi kokën dhe u largua pas pak, me mushkën e tij robot tek kapardisej tutje tëhu.

Бесплатный фрагмент закончился. Хотите читать дальше?
Купите 3 книги одновременно и выберите четвёртую в подарок!

Чтобы воспользоваться акцией, добавьте нужные книги в корзину. Сделать это можно на странице каждой книги, либо в общем списке:

  1. Нажмите на многоточие
    рядом с книгой
  2. Выберите пункт
    «Добавить в корзину»